Ministria e Shëndetësisë së Kosovës duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë kryer 3.711 testime, ku 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjithashtu janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067. /InLajmi/