68.052 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Itali brenda 24 orëve, ndërsa 140 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit.
Në vend janë kryer 445.321 teste, 15,2% e të cilëve kanë rezultuar pozitivë, citojnë mediet italiane.
Në repartin e terapisë intensive janë shtruar 1.351 pacientë me Covid-19, ndërsa në pavijonet e spitalit janë 12.333 pacientë. Rajonet e vendit me më shumë raste janë Milano, Bolonja, Firence dhe Napoli.
Në nivel kombëtar Italia ka aktualisht mbi një milionë banorë pozitivë të infektuar, ndërsa varianti Omicorn po përhapet me shpejtësi.
Sipas të dhënave të autoriteteve mjekësore italiane janë 5.5 milionë italianë mbi moshën 12 vjecë ende të pavaksinuar e për të mos paralizuar aktivitetin prodhues, qeveria italiane po vlerëson detyrimin e Super Green Pass-it për të gjithë punonjësit, vendim i cili pritet të votohet gjatë mbledhjes së qeverisë më datë 5 janar,

Prej datës 6 janar në Itali kapaciteti maksimal i publikut në stadiumet e mjedise sportive të hapura do të jenë 50% e në ato të mbyllura 30%.
Më datë 7 janar do të rinis sistemi shkollor me masa më të forta, me detyrimin e maskës Ffp2 për mësuesit e ciklit të ulët e detyrimin e autokarantinimit 10 ditor e mësimit online për nxënësit e pavaksinuar në rastet e identifikimit të rasteve pozitive në një klasë.
Prej datës 10 janar do të jetë pothuajse një lockdoën për jo të vaksinuarit të cilët do të mund të hyjnë vetëm në dyqane e shërbimet e domosdoshme si farmaci, etj. Në restorante, në mjetet e transportit publik, në hotele, në panaire, evente sportive etj, do të jetë i detyruar prezantimi i Super Green Pass, transmeton Oranews.al.
Po prej 10 janarit, doza shtesë e vaksinës do të mund të bëhet të paktën katër muaj pas dozës së fundit, ndërsa prej 1 shkurtit Super Green Pass-i do të ketë kohëzgjatje 6 muaj.