Po të jetë puna për të futur dridhërimat në zemër malet ruse gjarpëruese në Parkun Thorp mbajnë rekordin, shkruan InLajmi.
Malet ruse në Parkun Thorp janë të mbushura me trena me vagonë, që përshkojnë si vetëtimë një pistë të madhe shinash dhe përdorin ndryshimet e papritura të shpejtësisë, lartësitë marramendëse dhe kthesat që të trazojnë stomakun, për të ofruar një xhiro të paarritshme, drithëruese dhe plot adrenalinë.
Malet ruse përdorin një varg sistemesh të ndryshme fuqie për të nisur xhiron më të fundit, si Kindga Ka në Nju Xhersi në SHBA përdorin një mekanizëm hidraulik lëshimi, ku pompa të fuqishme hidraulike vënë në lëvizje një çikrik që e tërheq trenin e maleve ruse me një shpejtësi të frikshme.
Njerëzit lëshohen në pistë të me një shpejtësi të skajshme prej 206 km/orë. Dhe e gjitha kjo ndodh brenda 3.5 sekondash.
Pista e maleve ruse lakohet në radhë të plotë dhe bën kthesa nga më të ndryshmet. Malet ruse projektohen me kujdes për të ofruar numrin më të madh të mundshëm të dridhërimave në tërë gjatësinë e saj, por pa i vënë njerëzit në rrezik.

Gjithashtu si vend tjetër që mund të fitoni adrenalinë është edhe Anakonda në Virxhinia të SHBA-së, vagonët varen nga shinat e pistës. Kjo mund të ofrojë një pamje mahnitëse dhe të frikshme të tokës poshtë.
Në malet ruse “Superman Ultimate Flight” në Nju Xhersi dhe SHBA, ndenjëset anohen dhe pasagjerët varen përpara me trupa paralelë me tokën, ndërsa shkojnë vërtik me shpejtësi 96 km/orë. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel