Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit nga Ministria nga fillimi të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.
Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është.
Në total numri i rasteve aktive është 540 ./InLajmi/