Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Bajram Krasniqi në Podujevë ka bërë të ditur se 6 persona të mitur janë rrahur mes veti, përcjell InLajmi.
Policia ka njoftuar se 3 persona kanë pësuar lëndime.
Tutje policia ka konfiskuar një thikë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Dr, Bajram Krasniqi, Podujevë 31.12.2021 – 09:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti 6-të të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, ku si pasojë e rrahjes 3 prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /InLajmi/
