Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një aksident në Pejë, gjegjësisht në rrugën Mbretëresha Teutë, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Gazetën InLajmi se në aksident vetura ka goditur një person, i cili ka marrë lëndime trupore.
Gashi ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës, më pas është dërguar në QKUK për shkak të ëndimeve të rënda trupore.
“Në mëngjesin e një janarit, në ora 01:15, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur një këmbësor dhe një veturë tjetër që ka qenë e parkuar”, ka thënë Gashi. I lënduari fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, pastaj është transferur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve serioze”, deklaroi Gashi.
Ndërkaq shoferi, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës. /InLajmi/