Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që ta merrni dozën përforcuese, pasi kjo ju siguron më shumë mbrojtje kundër Covid-19, përcjell InLajmi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, këtë dozë përforcuese duhet ta merrni 3 muaj pasi te keni marrë dozën e 2-të të vaksinës, në qendrën më të afërt të vaksinimit.
“Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Marrja e dozës përforcuese kundër Covid-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e Covid-19.
Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së 2 të vaksinës.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen! /InLajmi/