Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, emri më i zakonshëm tek femrat është Fatime (8.626 persona mbajnë këtë emër), ndërsa tek meshkujt është Bajram.
Sipas alfabetit me shkronjën A kishte më së shumti emra – gjithsej 8.026 emra – ndërsa më së paku emra kishte emra që fillonin me shkronjën C – gjithsej 407 emra.
Në Kosovë, sipas një matjeje të vitit 2017, në Kosovë janë identifikuar 26.557 mbiemra. Mbiemri më i shpeshtë në Kosovë ishte Krasniqi, ku 58.199 persona mbanin këtë mbiemër.
Në anën tjetër, në Kosovë mbiemrin Gashi e mbajnë 57.396 persona. Mbiemrin Berisha e kanë 43.727 persona. Atë Morina e kanë 27.222 persona.
Ndërkaq, mbiemrat e tjerë janë si vijojnë: Shala (25.585 persona), Kastrati (13.015 persona), Kryeziu (12.882 persona) dhe Hoti (12.709 persona), përcjell Reporteri.net

Në Prishtinë mbiemri Gashi ishte i pari, ndërkaq Krasniqi ishte mbiemër i 2 më i hasur tek kryeqytetasit.