I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj sot në ditën e fundit të këtij viti i ka shkuar për vizitë ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, përcjell InLajmi.
Gjatë takimit, Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se u bisedua për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.
Tutje Haradinaj tha se e falenderoi ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre
Postimi i plotë i tij:
Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.
Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre.
Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë./InLajmi/