Manchester United ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi, duke triumfuar ndaj Burnley me rezultat komod 3 – 1.
“Djajtë e Kuq” zhvilluan paraqitje të mirë dhe me plotë meritë morën pikët e plota.
Man United e nisi në mënyrën më të mirë këtë takim, me Cristiano Ronaldon që kishte një super rast, por dështoi nga afërsia pas vetëm gjashtë minutave.
Vetëm 2 minuta me vonë, portugezi asistoi për Scott McTominay që realizoi një eurogol nga distanca (8).
Man United pastaj dyfishoi epërsinë përmes një autogoli të Mee, por që tërë punën e kreu me sukses sulmuesi Jadon Sancho (27).

Vetëm 8-të minuta më vonë, Cristiano Ronaldo doli në listën e golashënuesve duke shënuar pas një topi të kthyer nga goditja e McTominay.
Golin e vetëm për Burnley arriti ta shënoi Lennon në mënyrë brilante pas një kundëraksioni (38).
Në pjesën e 2-të, pavarësisht që 2 skuadrat kishin raste shënimi, assesi s’ia dolën t’i konkretizojnë, transmeton lajmi.net.
Me këtë fitore, Man United ngritët në pozitën e gjashtë me 31 pikë, derisa Burnley qëndron në pozitën e 18-të me 11 sosh.