Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkurë rreth orës 16:00, ka ndodhur një therje me thikë në sheshin ’’Zahir Pajaziti’’, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën Online InLajmi, e ka konfirmaur, zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një prononcim të shkurtër.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me këtë rast, kanë nisu hetimet.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./InLajmi/