Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është takuar me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku, ku bisdeuan për disa çështje që si prioritet ka kjo qeverisje komunale, përcjell InLajmi.
Rama tha se ka kërkuar nga ministri Çeku, bashkëpunim për projekte të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë, sic janë ndërtimi i Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor.
Ku tregoi se Çeku shprehu mbështetje dhe përkushtim ndërmjet 2 institucioneve.
‘’Ndër të tjera, biseduam për përgatitjet tona të përbashkëta për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta, që vitin tjetër vjen në Prishtinë’’, shkruan ai.
Postimi i plotë i tij:
Sot, zhvilluam takim shumë përmbajtësor me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrullah Çeku, me të cilin diskutuam për një varg çështjesh që kemi prioritet si qeverisje komunale.

Ministrit Çeku i kërkova bashkëpunim për projekte të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, siç janë ndërtimi i Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor.
Nga ana e tij, ministri Çeku më shprehu mbështetjen dhe përkushtimin për bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona.
Ndër të tjera, biseduam për përgatitjet tona të përbashkëta për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta, që vitin tjetër vjen në Prishtinë./InLajmi/