Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit të mbajtur për këtë vit, ku edhe ka falënderuar ministrat, raporton InLajmi.
Ai ka falënderuar ministrat për angazhimin për 9 muaj si dhe u ka bërë thirrje për mos kursim në punë, në mënyrë që të përmbushet programi i tyre.
“Le të jetë ky motivim për vitin 2022. Të mos kursejmë për të përmbushur programin tonë. Gëzuar viti i ri 2022”, ka thënë ai.
Ndryshe, ai ka theksuar se ky vit është mbizotëruar nga pandemia dhe dihet se ky vit ka pasur sfidat e tij. Në emër të Qeverisë ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të prekura nga këtë pasoja të pandemisë. /InLajmi/