Policia e Kosovës ka bërë të ditue se për 24 orë janë shqiptuar 311 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me 2 doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.
Gjithashtu, që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Republikën e Kosovës./InLajmi/