Hulus Akar, ministër i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, ka ardhur në Kosovë për vizitë zyrtare, dhe i njëjti është mirëpritur nga Ministri i Mbrojtjes së Koosvës, Armend Mehaj me ceremoni zyrtare, raporton InLajmi.
Mehaj dhe Akar së pari kanë biseduar kokë me kokë dhe më pas kanë vazhduar në konferencë për media.
Gjatë kësaj konferencë ministri Akar ka thënë se janë duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe se dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm që të mundësoj stabilitet e paqe në këtë pjesë.
“Marrëdhëniet tona janë të rëndësishme duke pas parasysh lidhjen tonë historike. Ne duhet t’i përcjellim zhvillimet në Ballkan. Në këtë aspekt edhe Kosova ka rol të rëndësishëm në punë tona. Po mundohemi të ndërmarrim hapa konkret”.
Ai gjithashtu ka thënë se çështja e paqes në Kosovë dhe sovranitetit është e rëndësishme edhe për ta.
“Çështja e paqes në Kosovë dhe sovranitetit është e rëndësishme edhe për ne. Shpallja e pavarësisë dhe njohja nga ana e Turqisë është e rëndësishme. Bashkëpunimi është i rëndësishëm për marrëdhëniet ushtarake. Mbrojtja po zhvillohet në mënyrë pozitive. Përderisa bashkëpunimi ndërmjet 2 vendeve po thellohet po synohet edhe integrimi i Kosovës në vende euroatlantike sepse e dimë që janë të rëndësishëm hapat e ndërmarra nga Kosova që të anëtarësohet në vendet euroatlantike”.
“Kohën që lamë pas ishte një situatë e tensionuar në veri. Në anën tjetër jemi të lumtur që kjo situatë është zgjidhur. E dimë dialogu ndërmjet Kosovë edhe Beogradit është i rëndësishëm. Në kuadër të dialogut, ne po i përcjellim zhvillimet në rajon që të krijohet stabilitet dhe paqe”.
Nga ana tjetër ministri Armend Mehaj ka thënë se marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të mira në nivel ushtarak, duke e cilësuar këtë shtet si kontribuuesin më të madhe në fushën e sigurisë e mbrojtjes.

“Lidhja e miqësisë ka treguar se edhe e ardhmja është e ndërlidhur me Turqinë. Bashkëpunimi është bërë paqe në rajon. Kosova asnjëherë nuk e harron kontributin e Turqisë në ditë vështira gjatë luftës dhe çështjes së mbrojtjes”.
“Kjo është hera e 3-të që takohemi. Sa i përket për mbrojtjen Turqia është kontribuuesi më i madh. Si ministër jam shumë mirënjohës për kontributin që na jep Turqia në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”.
Mehaj gjithashtu ka konfirmuar se homologut turk i ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në NATO.
“Aktualisht kemi 19 pjesëtarë të FSK-së që kalojnë në trajnime në Turqi dhe kemi qindra nënoficer që kanë kaluar në akademi. Ministri i kam kërkuar mbështetje drejt anëtarësimit në NATO”. /InLajmi/