I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës ia ka rikujtuar Qeverisë së Kosovës se duhet hequr disa pengesa, raporton InLajmi.
“Duhet bërë një llogaritje e saktë se çfarë obligime do të ndodhin deri në prill. Të intervenohet në vazhdimësi në ruajtjen e likuidetit të akterëve të sektorit energjetik se a janë duke ju përmbajtur KOSTT, KEK-ut në licencën e operimeve. Të hiqet zhbllokimi i investimeve në sektorin privat, në mobilizimin e investimeve. Të rihapet diskutimi, të rikthehet projekti i gazsjellësit”, tha Haardinaj.
Ndërkohë, Haradinaj kërkoi nga Qeveria e Kosovës që marrin veprime konkrete, gjegjësisht të dalin me njoftime për reduktimet./InLajmi/