Mbrëmjen e së shtunës, një shtëpi në komunën e Ferizajit është përfshirë nga zjarri, ku ka pësuar lëndime trupore një fëmijë 3 vjeçar.
Gjatë ditës së djeshme, mjekët raportuan se gjendja shëndetësore e fëmijës ishte e rëndë, për shkak se ka pësuar djegie në mbi 75% të sipërfaqes së trupit.
Në gjendje akoma më të rëndë 3 vjeçari ka qenë gjatë ditës së sotme, të cilin mjekët arritën ta rikthejnë 2 herë në jetë.
Anesteziologu Damir Haxhitasimi, për Klankosova.tv, bëri të ditur se edhe sot gjendja e fëmijës është shumë e rëndë.
“Gjendja e tij është tepër e rëndë, kemi pasur shumë probleme gjatë ditës. Kjo gjendje e tij vjen prej shkallës së lartë të djegies që ai ka përjetuar, diku në mbi 75% të sipërfaqes së trupit. Kudo që trajtohet, si këtu, si jashtë vendit, gjendja e tij është prapë e rëndë. Sot 2 herë kemi arritur me e rikthy në jetë, ka pasur probleme të mëdha”, u shpreh ai.