9 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po marrin trajtim mjekësor në SHSKUK. Ndërkaq, në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post- Covid-19, përcjell InLajmi.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, një pacientë
Spitali i Pejës, një pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient /InLajmi/