Tashmë kur gjendemi në prag të festave të fundvitit, numër i madh i kosovarëve ia kanë mësyrë Kosovës për pushime, përcjell InLajmi.
Sesi është gjendja në kufijtë e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjasin 3 deri në 5 minuta.
E kaq minuta po presin qytetarët edhe kur po dalin nga Kosova
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe nga Muçibaba po ashtu po zgjasin 5 deri në 10 minuta, ndërsa për të dalë 3 deri në 5.
Ndërkohë edhe në Merdare pritjet janë 5 deri në 10, ku gjithashtu edhe në daljet po presin 5 deri në 10 minuta. /InLajmi/
