Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Anton Berisha, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, t’i sqaroi qytetarëve të Kosovës se pse ka kandiduar për kryeministër, përcjell InLajmi.
Sipas Berishës ardhja në krye të vendit nga Kurti është për të zgjidhur çështjet të cilat qeveritë e kaluara nuk i kanë menaxhuar ashtu siç duhet, apo për të fajësuar opozitën në kohën kur ka kompetencat më të fuqishme.
Tutje ai ka thënë se në cilin vend në Evropë i mundësohet një kryeministri të mos mbajë detyrën dhe përgjegjësit për punën që i është besuar dhe që në fund të fundit paguhet.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Kurti duhet t’i sqaroj popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit:
– për t’i përmisuar e zgjidhur çështjet të cilat nuk janë menaxhuar mirë nga qeveritë e kaluara?!
apo
– për të vazhduar nga pozita e kryeministrit me opozitarizmin e fajësimit të tjerëve ndërkohë që shfrytëzon të gjitha privilegjet e pushtetarit më të fuqishëm në vend?!
Pyetja logjike dhe praktike që shtrohet këtu është: në cilin vend, së paku në Europë, i mundësohet një kryeministri të mos marrë asnjë detyrim e përgjegjësi për punën që i është besuar e që në fund të fundit edhe paguhet?!
Mungesa e marrjes së përgjegjësisë personale nuk është karakteristikë e shoqërive të qytetëruara, ka të bëjë me tribalen. /InLajmi/