• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 18 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e 50 të Qeverisë së Kosovës

J G nga J G
23 December 2021
në Politikë
0 0
0
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e 50 të Qeverisë së Kosovës
0
SHPERNDARJE
68
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e rregullt, e 50-ta me radhë, ka aprovuar 2 analiza të akteve nënligjore, gjashtë projektligje, tre strategji, një plan veprimi dhe 4 vendime tjera të fushës së përgjegjësive të saj ligjore dhe kushtetuese, përcjell InLajmi.

Në fillim të mbledhjes, kryeministri Kurti shpalosi një përmbledhje të të arriturave të qeverisë gjatë 9 mujorit të punës së saj. Ai gjithashtu foli për krizën e vështirë energjetike në të cilën ndodhemi, për çka tha se po bëjmë gjithë çfarë mundmi e krejt çfarë dimë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj. Në fund të fjalës, duke folur për përfundimin e vitit 2021, ai tha se një vit i ri e një dekadë e re shtrihet para nesh, andaj le të shtyjmë vetën përpara duke u bërë shembull për fëmijët tanë. Ndërsa shtoi se ai dhe qeveria e zgjedhur nuk heqin dorë nga suksesi e as nga ndryshimi që ka filluar.

Vendimi i parë i miratuar në këtë mbledhje jubilare ishte ai mbi Analizën juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga ministrat. Analiza konstaton se sundimi i ligjit është një nga vlerat themelore të rendit kushtetutës të Republikës së Kosovës.

Rekomandimet e analizës juridike në fjalë, lidhur me shfuqizimin, ndryshimin dhe plotësimin e akteve nënligjore dhe ligjeve me qëllim të krijimit të bazës konkrete ligjore për nxjerrjen e akteve në fjalë, janë në funksion të plotë të sigurimit të sundimit të së drejtës, përmes sigurimit të parimit të ligjshmërisë.

Edhe Analiza juridike për thjeshtëzimin, bashkimin ose eliminimin e lejeve të dyfishta dhe licencave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mori miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme.

Në vazhdim të mbledhjes, miratimin e qeverisë morën gjashtë projektligje:

Projektligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave i cili rregullon mënyrën e organizimit të procesit të regjistrimit, përcakton kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve që e organizojnë, ndihmojnë dhe zbatojnë regjistrimin, dokumentimin, përpunimin, ruajtjen, publikimin e të dhënave dhe masat administrative. Ligji gjithashtu rregullon shtrirjen territoriale të regjistrimit, afatet kohore, mbajtjen dhe procesin në tersi, obligimet qytetare për pjesëmarrje në regjistrim, sanksionet administrative dhe juridiksionin e institucioneve përgjegjëse.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit i cili ndryshon bazën e llogaritjes së tatimit të akcizës në produktet e duhanit duke përfshirë edhe produkte të reja të duhanit dhe zëvendësuesve të tij sipas njësive matëse përkatëse, rritjen e masave mbikëqyrëse, kontrollet doganore, mbajtjen e evidencave, harmonizimin e dispozitave ndëshkimore si dhe eliminimin e licencave të dyfishta.

Projektligji për arkivat shtetërore i cili përcakton rregullat themelore për organizimin, administrimin dhe funksionimin unik të shërbimeve arkivore në Republikën e Kosovës. Projektligji gjithashtu rregullon edhe organizimin e organeve kompetente për krijimin, pranimin, ruajtjen, mbrojtjen, sistematizimin/përpunimin dhe shfrytëzimin e materialit arkivor.

Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, që ka për qëllim përcaktimin e misionit, organizimit, autorizimeve dhe detyrave të kësaj strukture ushtarake. Projektligji përcakton edhe fushën e veprimit të Policisë Ushtarake ndaj personelit civil dhe ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe përcakton edhe juridiksionin e kësaj policie në territorin e Republikës së Kosovës dhe në situatat kur ajo dërgohet në misione jashtë vendit për të mbështetur Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate që rregullon funksionimin e tregut të brendshëm, rregullave për vënien në dispozicion në treg dhe përdorimit të kemikateve duke siguruar nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe mjedisit.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore që do të harmonizojë dispozitat e këtij Ligji me Ligjin për kundërvajtje.

Miratimin e Qeverisë në mbledhje e ka marr edhe Rregullorja për emergjencat dhe monitorimin radiologjik. Qëllimi i hartimit të kësaj Projekt-rregullore është të vendosë kërkesat për emergjencat radiologjike, situatën e ekspozimit ekzistues, burimet jetime, ndotjen e metaleve, programin kombëtar të monitorimit radiologjik të mjedisit, ekspozimin ndaj radonit në mjedise të mbyllura, rrezatimin gama nga materialet ndërtimore dhe planin e veprimit për radonin.

Rregullorja trajton kërkesat për mbrojtjen e shëndetit të publikut, në lidhje me: lëndët radioaktive në ujin që planifikohet për konsum njerëzor, vlerat parametrike, metodat, llojet e matjeve, shpeshtësinë dhe shtrirjen e monitorimit të lëndëve radioaktive në ujin e pijshëm, përgatitjen e programit të monitorimit të radioaktivitetit në ujin e pijshëm dhe mënyrën e informimit të rregullt të publikut për rezultatet e këtij monitorimi.

Më tej në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar këto tre strategji:

Strategjia Shtetërore për parandalim, menaxhim dhe kontrollim të pandemisë COVID-19 e cila identifikon objektivin strategjik për “Parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e Pandemisë COVID-19” si dhe 3 objektiva specifike: 1. Fuqizimi i kapaciteteve për parandalimin të COVID-19; 2. Fuqizimi i kapaciteteve për menaxhimin e COVID-19; dhe 3. Fuqizimin e kapaciteteve të kontrollimit të COVID-19. Qeveria ka prioritizuar sigurimin e vaksinave për luftim të pandemisë përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në kuadër të aleancës Covax.

Strategjia për bujqësi dhe zhvillim rural 2022-2028, e cila ka për qëllim të adresojë çështjet e zhvillimit të bujqësisë dhe pjesëmarrjen në bruto prodhimin vendor si dhe potencialin e lartë të saj për të gjeneruar të ardhura dhe vende të reja të punës. Strategjia identifikon katër objektiva: 1. Rritja e konkurrencës së sektorit agro-ushqimorë dhe përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së produktit të fermës; 2. Menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore; 3. Mbështetje për bizneset në zonat rurale, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e infrastrukturës sociale; dhe 4. Reforma gjithëpërfshirëse institucionale dhe sektoriale për të krijuar shërbime publike efikase, me theks të veçantë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Strategjia për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030, e cila synon adresimin e çështjeve të zhvillimit të sektorit të pylltarisë dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, mbrojtjen e tyre dhe ngritjen e kapaciteteve për ofrim të shërbimeve efikase për pyjet publike dhe pronarët e pyjeve private. Për këtë janë identifikuar pesë objektiva: 1.Përmirësimi i resurseve pyjore; 2. Mbrojtja e resurseve pyjore; 3. Përdorimi i qëndrueshëm dhe shumë funksional të resurseve pyjore; 4. Zhvillimin e kapaciteteve të sektorit të pylltarisë; dhe 5. Përmirësimin e bashkërendimit dhe komunikimit.

Kabineti qeveritar ka miratuar në mbledhje edhe Planin e reagimit për menaxhimin e fluksit të mundshëm të emigrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare. Qëllimi i këtij plani është menaxhimi i fluksit të emigranteve, refugjatëve dhe aplikuesve, duke definuar veprimet përgatitore dhe të reagimit nga institucionet e Republikës së Kosovës. Plani përcakton autoritetet kompetente, përgjegjësitë e tyre në rast të fluksit dhe masat që duhet të ndërmerren dhe resurset e nevojshme për zbatimin e këtij plani. Plani parasheh disa skenarë të mundshëm dhe masat e reagimit për secilin skenar, duke përfshirë afatet kohore. Parimet e planit janë mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, parimi i moskthimit, përmbushja e obligimeve ndërkombëtare, ruajtjen e rendit, qetësisë, shëndetit publik, ruajtja e sigurisë kombëtare dhe përgjigja kolektive ndaj fenomenit me solidaritet.

Është emëruar Komisioni i ankesave për të huaj, i cili do të shërbejë për një mandat 3 vjeçar. Komisioni ka 7 anëtarë dhe është i pavarur në punën e tij dhe merr vendimet edhe në panele me pjesëmarrje të tre anëtarëve. Përfaqësuesi i UNCHR-s mund të marrë pjesë në punën e Komisionit në cilësinë e vëzhguesit. Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme është në rolin sekretariatit të komisionit dhe siguron mbështetjen teknike për kryerjen e punës së këtij komisioni.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme është ndaluar ekzekutimi i vendimit Nr.827-1/2021 i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente. Me datë 08.12.2021, me anë të një shkrese, Këshilli Gjyqësor i Kosovës i është drejtuar Kryeministrit dhe Ministres së Drejtësisë me kërkesën që të shqyrtohet ligjshmëria e vendimit Nr.827-1/2021 të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, duke e cilësuar si vendim të jashtëligjshëm. Vendimi i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës kishte të bënte me mos caktimin e avokatit sipas detyrës zyrtare në kërkesën eventuale nga Gjykata Themelore në Pejë në çështjen penale ndaj të akuzuarit SH.G. Kjo për arsyen se avokatit në këtë rast i është shqiptuar masa e përjashtimit dhe gjoba me mjete financiare. Sipas shkresës nga Këshilli Gjyqësor, vendimi për përjashtim të avokatit është paapelueshëm me ankesë të veçantë.

Po ashtu është miratuar edhe vendimi preliminar i shpronësimeve për interes publik i pronave të paluajtshme, ish-shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës për ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Pejë, ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren dhe renovimin dhe ndërtimin e ish-objektit të “Jugobanka” në Mitrovicë për nevojat e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë është bërë ndryshimi i vendimit për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID 19, duke emëruar si anëtarë dhe kryesues të këtij Komiteti Dr.Rifat Latifin në vend të znj.Dafina Gexha-Bunjaku.

Ndërsa me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve janë aprovuar pesë vendime të ndryshme:

Vendimi për rikthimin e mjeteve te paalokuara dhe të pashpenzuara të “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike” në vlerë prej 21,770,000 euro, në kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere.

Vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 14.110.000 euro në zbatim te vendimit të Qeverisë nr.13/19 të datës 14.07.2021 sipas detajeve në vijim:

Për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndahet shuma prej 2,500,000 € në kuadër të Masës 2.5 – Ringjallja e fshatit përmes bujqësisë dhe agro-turizmit;

Për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ndahet shuma prej 4,500,000 € në kuadër të Masës 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale – kjo shumë do të ndahet për pagesën e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë;

Për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndahet shuma prej 4,110,000 € në kuadër të Masës 4.2 – Mbështetja për Arsimin – për mbulimi e obligimeve sa i përket librave në shkollat fillore;

Për Fondin për Sigurime Shëndetësore, ndahet shuma prej 3,000,000 € në kuadër të Masës 4.1 – Mbështetja për Shëndetësinë. Kjo shumë dedikohet për të mbuluar obligimet që janë në kuadër të fondit për trajtim jashtë institucioneve publike.

Vendimi për kursime dhe ndarje buxhetore. Kursimet janë në shumë prej 19.060303.02 € dhe e njëjta vlerë është ndarë për të siguruar pagesën e pensioneve për muajin dhjetor, si dhe shlyerjen e obligimeve financiare të trashëguara nëpër organizata të buxhetore të ndryshme.

Vendimi për aprovimin e kërkesës së Komunës së Prizrenit per shlyerjen e obligimeve të ndërmarrjes KosovaTrans ndaj Administratës Tatimore të Kosovës; dhe

Vendimi për aprovimin e kërkesës së KOSTT për kthimin e dividendës për këtë vit nga ana e Qeverisë, në mënyrë që të ketë likuditetin e nevojshëm për të vazhduar operimet pa pengesa.

Në fund me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit janë ndarë mjete në vlerë 86,243.52 €, për pagesën e obligimeve ndaj mësimdhënësve të cilat kanë punuar për përgatitjen e materialeve për zhvillimin dhe xhirimin e mësimit për organizimin e mësimit online në kohë pandemie./InLajmi/

Tags: Mbledhja QeverisëQeveria e KosovësVendimet
Postimi i mëparshëm

Si ta përdorni xhenxhefilin për kujdes të fytyrës?

Postimi tjetër

Haziri: Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje për problemet në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Nexhmedin Spahiu shkon në Beograd, e pret në zyrë minsitri serb Marko Gjuriq
Politikë

Nexhmedin Spahiu shkon në Beograd, e pret në zyrë minsitri serb Marko Gjuriq

17 May 2025
Presidentja Osmani feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkëshorti i saj
Politikë

Presidentja Osmani feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkëshorti i saj

17 May 2025
Behrami: Grenell është i shqetësuar për ngjarjet në Hagë
Politikë

Behrami: Grenell është i shqetësuar për ngjarjet në Hagë

17 May 2025
Blerim Kuqi i bashkohet LDK-së, publikohet fotografia me Abdixhikun dhe Shalën
Politikë

Blerim Kuqi i bashkohet LDK-së, publikohet fotografia me Abdixhikun dhe Shalën

16 May 2025
Krasniqi: Një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit, sinjal alarmi për demokracinë
Politikë

Krasniqi: Një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit, sinjal alarmi për demokracinë

15 May 2025
Nipi i Gani Gecit i bashkohet partisë së Donika Gërvallës
Politikë

Nipi i Gani Gecit i bashkohet partisë së Donika Gërvallës

15 May 2025
Postimi tjetër
Haziri: Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje për problemet në Kosovë

Haziri: Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje për problemet në Kosovë

Lajmet e fundit

Gjuriq deklarohet për takimin me Spahiun

Gjuriq deklarohet për takimin me Spahiun

18 May 2025
Merret vesh se nga televotuesit e cilave shteteve Shqipëria mori pikë maksimale

Merret vesh se nga televotuesit e cilave shteteve Shqipëria mori pikë maksimale

18 May 2025
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Vdekja e 19-vjeçares në Pouskë të Prizrenit, Kryeprokurori: Ishte vetaksident

18 May 2025
Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

18 May 2025
Turqia goditet nga një tërmet, ja sa ishte magnituda e tij

Tërmete të njëpasnjëshme në Greqi, më i forti regjistrohet në Evia

18 May 2025
Për 1 muaj u shkurorëzuan 141 çifte, cilët janë faktorët sipas avokatit

Për 1 muaj u shkurorëzuan 141 çifte, cilët janë faktorët sipas avokatit

18 May 2025
QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu