Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic, ka mbajtur një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për të diskutuar rreth 2 vendeve, raporton InLajmi.
Milanovic tregon se Kosova dhe Kroacia kanë një marrëdhënie të mirë dhe miqësore.
Sa i përket çështjes së “Open Balkan”, Milanovic theksoi se mund ta komentonte vetëm sipërfaqësisht pasi kjo nuk e prek Kroacinë. Por megjithatë ai thekson se nëse kjo iniciativë i ka qëllimet e mira atëherë duhet të marrim parasysh, por me kusht që të gjitha shtetet të trajtohen njësoj.
“Marrë parasysh që Kroacia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, unë në mënyrë sipërfaqësore do ta komentoj, sepse nuk na prek neve në mënyrë direkte. Nëse iniciativë i ka qëllimet e mira, atëherë duhet ta marrim ndoshta parasysh, me kusht që të merret parasysh që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, ashtu siç tha presidentja Osmani. Nëse është e kundërta, atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet”, tha Milanoviq.
Sipas Milanovic nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë është, kushtimisht thënë, ”palidhje”.
Tutje Milanovic theksoi se Kosova nuk duhet të mbetet anash, ndërsa theksoi se duhet të bëhen të qartë motivet e iniciativës së themeluar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Kosova nuk duhet të mbetet anash, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Duhet ta kemi të qartë se cilat janë motivet”, tha ai. /InLajmi/