Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pasi që në Kosovë ka filluar të ketë reduktime në rrymën elektrike, përcjell InLajmi.
Kadrijaj ju ka drejtuar Qeverisë së Kosovës, duke ju thënë se ka kohë që keni paralajmëruar krizen energjitike, dhe më shumë vetdije e anuluar marrëveshjen për termocentralin e ri dhe refuzuat Gazin Amerikan, e sot Kosova është në terr.
Ajo gjithashtu ka thënë se kjo po dëshmon se kjo Qeveri është ngritur me premtime boshe dhe po e kthen Kosovën vite prapa.
Deputetja e AAK-së ka thënë se mashtrimi dhe premtimet e Qeverisë se ndryshimi erdhi, po shihet sot, veriu me rrymë 24 orë, e 85% e Kosovës në terr.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Ka muaj qe ju paralajmeruam per krizen energjetike, por ju me vetdije e anuluat marrveshjen per termocentralin e ri, me vetdije e rrefuzuat projektin Amerikan te gazit, e sot Kosova ne terr energjetik.
Kjo deshmon se kjo qeveri e ngritur me premtime boshe po e kthen Kosoven me vite mbrapa.
Mashtrimi dhe premtimet tuaja se ndryshimi erdhi, po shihen sot, veriu me rrym 24 orë , e 85 perqind e Kosoves ne terr.
Serisht vjen marsi….. /InLajmi/