Në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, rreth orës 14:00 dyshohet se është vendosur një bombë, shkruan InLajmi.
Lidhur me këtë për Gazetën InLajmi ka folur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka njoftuar Ahmeti. /InLajmi/