Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 16:20 ka ndodhur një aksident trafiku në autosradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Duhël-Suharekë, përcjell InLajmi.
Gazeta InLajmi, ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë, Bajram Krasniqi ku ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 2 shofera kanë marrë lëndime trupore, të cilët janë nisur për në QKUK.
“Policia rreth orës 16:20 është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njofton se në aksident janë përfshirë 2 kamionë dhe si pasojë e aksidentit 2 persona (dy shoferët) kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK-në”, ka deklaruar Krasniqi. /InLajmi/