Një protestë e madhe është mbajtur në Shqipëri, e thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Qëllimi i kësaj proteste ishte të kundërshtonte vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili merrte pjesë në kuadër të takimit të “Open Ballkan”.
E pjesë e kësaj proteste ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli.
Tërmkolli, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se ishte ndër njerëzit e parë që u mobilizua ta ndalonte Vuçiqin që të kalonte përmes varrezave të familjes Jashari.
“Po, një protestë, të cilën e kemi organizuar në Kosovë, para 2 a 3 vjetëve, kur erdhi Vuçiq në Kosovë dhe donte të kalonte përmes varreve të Jasharëve. Jam ndër të parët njerëz që e kam kundërshtuar dhe jo vetëm kundërshtuar por ua kam bërë me dije edhe atyre që Vuçiqi po shkon në 2 fshatra në Skenderaj”.
“Në njëfarë mënyre e kam organizuar se nuk mundem ta ndalnim atje në veri, së paku, të mos na kalojë mes varreve të Jasharëve dhe për fat të mirë njerëzit u organizuan dhe unë isha aty”.