I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur së partisë që ai drejton i është bashkuar Jehona Lushtaku-Sadriu, përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka përmendur përvojat e Lushtaku-Sadriut, e cila është ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Shkencës Politike, e njëjta ka mbaruar studimet e doktoratës në Universitetin e Hanoverit në Gjermani, poashtu ajo ka mbaruar studimet postdiplomike në fushën e integrimeve evropiane në Qendrën Jean Monnet në Universitetin e Hanoverit po ashtu në Gjermani.
Tutje ai ka shtuar se ka pas rastin të takohet me Lushtaku-Sadriun gjatë atyre takimeve ka thënë se ka vërejtur vullnet të jashtëzakonshëm nga ana e saj për të shërbyer ndaj vendit, ai ka thënë se e ardhmja e partisë më persona të tillë është e sigurt.
Postimi i plotë i tij:
Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu nga sot është pjesë e LDK-së. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara.

Jehona është ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Shkencës Politike. Ajo ka mbaruar studimet e doktoratës në Universitetin e Hanoverit në Gjermani me temë ‘Evropianizimi përmes kushtëzimit dhe deliberimit’ si dhe studimet postdiplomike në fushën e integrimeve evropiane në Qendrën Jean Monnet në Universitetin e Hanoverit po ashtu në Gjermani.
Jehona ka një përvojë të pasur angazhuese në Kosovë dhe jashtë. Ajo për tre vite ka udhëhequr programin e BE-së për arsim të lartë “Erasmus+”, për 4 vite ka qenë drejtoreshë për bashkëpunim ndërkombëtar në UP; si dhe për 2 vite koordinatore nacionale e projektit KAIP. Jehona është autore e librave dhe artikujve në fushën e integrimit evropian. Si bursiste e Konrad Adenauer Stiftung, Jehona ka qenë pjesëmarrëse e konferencave dhe aktiviteteve të CDU-së dhe EPP-së në Gjermani e Bruksel. Ajo po ashtu ka punuar në Parlamentin e Landit të Saksonisë së Ultë.
Jehonën kam pasur rastin ta takoj disa herë. Në këto takime e bashkëbisedime kam vërejtur një vullnet të jashtëzakonshëm për shërbim ndaj vendit, por mbi të gjitha një kompetencë të pashoq në trajtimin e temave nacionale politike. Ajo i ka të qarta bindjet ideologjike e orientimet politike, siç i ka të qarta dhe rrugëtimet e mëdha që e presin Kosovën përpara. Prandaj angazhimi i saj politik, para se të jetë pasuri për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është dhe vlerë për shoqërinë kosovare e cila vazhdon të kërkojë politikanë kompetentë e të ndershëm, të gatshëm për t’i ofruar më të mirën e tyre vendit.
LDK mbetet e hapur për profesionistë, intelektualë, e aktivistë publik që ndajnë bindje të njëjta e që kanë vullnet për shërbim ndaj vendit. Kjo shtëpi e demokracisë, si alternativë e vetme e dekadës së tashme, do t’i pasurojë radhët e veta me më të mirët e shoqërisë; në të gjitha nivelet pa dallim. Ekipi ynë i ardhshëm, me të tillë si profesoresha Lushaku – Sadriu, ka të ardhme të sigurt.
Jehona është e martuar me Petritin; dhe është nënë e 2 fëmijëve, Diellit dhe Adës.
Jehona, mirë se vjen në LDK! /InLajmi/