Kryetari i Skënderajit, Fadil Nura ka njoftuar se drejtori i “Qatar Charity Kosova”, Esam Abdaziz Dabab ka dhuruar 200 pako të artikujve ushqimorë dhe pakove të tjera dimërore për familjet në nevojë, përcjell InLajmi.
Në ceremoninë e e nënshkrimit të “Memorandumit të Bashkëpunimit”, Nura premtoi se do të forcojnë edhe më tej këtë bashkëpunim të shkëlqyer me “Qatar Charity Kosova”.
Në fund ai e falëndëron mikun e tij Esam.
Postimi i plotë i tij:
Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, me drejtorin e Qatar Charity Kosova, Esam Abdaziz Dabab, për mbështetje të drejtëpërdrejtë me 200 pako të artikujve ushqimor dhe pako të tjera dimërore, për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Do të forcojmë edhe më shumë këtë bashkëpunim të shkëlqyer me Qatar Charity Kosova.
Faleminderit, miku ynë Esam! /InLajmi/