Dielli ynë është një nga miliardë yjet që udhëtojnë nëpër hapësirë së bashku në një spirale të përdredhur të sheshit të quajtur “Galaktika e Udhës së Qumështit”, shkruan InLajmi.
Rruga e Qumështit ose Kashta e Kumtrit është galaktika që përbën sistemin tonë diellor.
Ky emër rrjedh nga pamja e galaktikës prej tokës në formën e një vije të hollë që shkëlqen dhe që ka një aspekt “qumështor”.
Termi “Rruga e Qumështit” është një përkthim nga latinishtja “via lactea”. Nga Toka, Rruga e Qumështit duket si tufë drite sepse struktura e saj në formë disku shihet nga mbrenda.
Galile Galileu ishte i pari që pa yjet të veçuar e jo si një tufë drite me teleskopin e tij në vitin 1610.
Deri në kohët e hershme të vitit 1920, shumica e astronomëve mendonin se “Rruga e Qumështit” i përmbante të gjitha yjet e universit.
Pas debatit të madh të vitin 1920 në mes Harlow Shapley dhe Heber Curtis, vëzhgimet nga Edwin Hubble treguan se Rruga e Qumështit është vetëm një nga galaksitë e shumta të gjithësisë.
Rruga e Qumështit ka formën e një spiraleje me një diametër prej rreth 100.000 vite dritë deri 120,000 vite dritë dhe përmban rreth 400-600 miliard yje.
Mund të ketë të paktën 100 miliardë planete në Rrugën e Qumështit. /InLajmi/
Burimi: E.explore