Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë në kuadër të rajonit të Shtërpcës, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, derisa ky aksion po vazhdon edhe tash, shkruan InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim të shkutër për Gazetën InLajmi.
“Mundem me ta konfirmu se po është duke u zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajit dhe Prishtinës”,ka thënë Hoxha.
Tutje, ai tha se Policia gjatë ditës do të njoftojë për krejt detajet rreth këtij aksioni. /InLajmi/