• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 14 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ja kush është për dhe kush është kundër dhënies me qira të qelive për Danimarkën

J G nga J G
20 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Ja kush është për dhe kush është kundër dhënies me qira të qelive për Danimarkën
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një Qendër e Paraburgimit që gjendet në Fshatin Pasjak, në afërsi të qytetit të Gjilanit, pritet të jetë vendi ku 300 të burgosur nga Danimarka do të vendosen së paku për 10 vitet e ardhshëm.

Kosova dhe Danimarka janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje, sipas së cilës, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

Për këtë huazim, sipas marrëveshjes që kanë paralajmëruar të 2-ja shtetet, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në dekadën e ardhshme.

Kostoja e shtetit të Kosovës për një të burgosur në ditë thuhet të jetë rreth 28 euro, përkatësisht 10.000 euro në vit.

“Të dënuarit, të cilët do të transferohen nga Danimarka në këtë institucion, nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë”.Nga ky kompensim i Danimarkësdo të përfitojnë në masë të madhe edhe institucionet e drejtësisë, po ashtu edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku do të ndikojë në ngritjen e cilësisë dhe infrastrukturës së përgjithshme të këtij shërbimi”, tha Ministria e Drejtësisë në një deklaratë të lëshuar më 16 dhjetor.

Sipas saj, paratë e fituara nga marrëveshja me shtetin danez do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtërishme.

Pjesëtarë të shoqërisë civile që merren me monitorimin e Shërbimit Korrektues në Kosovë, kritikojnë, siç thonë, mostransparencën gjatë arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe thonë se janë të shqetësuar me efektet që mund t’i ketë në të drejtat e të burgosurve lokalë.

Ekspertë të sigurisë, në anën tjetër, nuk e shohin marrëveshjen si problematike në aspektin e sigurisë.

Frikë për përkeqësimin e kushteve për të burgosurit lokalë

Fakti që Danimarka ka zgjedhur Kosovën si vend ku do t’i nisë të burgosurit e saj, sipas Qeverisë së Kosovës, do të thotë vlerësim për mënyrën se si Kosova i trajton të burgosurit e vet.

Sipas të dhënave të Raportit Botëror të Burgjeve të Universitetit të Londrës, Kosova ka pasur 1.642 të burgosur në vitin 2020 që do të thotë se 97% të kapaciteteve të saj i ka pasur të mbushura.

Fatmire Haliti, përgjegjëse në monitorimin e Shërbimit Korrektues nga organizata Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, thotë se ka rezerva sa i përket marrëveshjes që pritet me Danimarkën.

“Nuk kemi qenë as të njoftuar e as palë të diskutimeve. Kjo marrëveshje është mbajtur diskrete deri më tani”, thotë ajo.

Haliti shpreh shqetësimin se ardhja e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë, do të ndikojë në standardin e të burgosurve lokalë.

Sipas saj, brengosës është fakti se rreth 200 të burgosur që gjenden momentalisht në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, do të barten në burgje të tjera. Në këtë mënyrë, shton ajo, do të krijohet mbipopullim dhe të burgosurit do të largohen potencialisht edhe nga familjet e tyre.

“Në Kosovë ka familje në kushte të rënda ekonomike, ku në disa raste të burgosurit kalojnë me muaj pa u vizituar nga familjet, pikërisht për shkak të largësisë që e kanë”, thotë Haliti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, do të ishte po ashtu e padrejtë për të burgosurit lokalë në Kosovë, nëse të burgosurve danezë u ofrohen kushte të standardit të Danimarkës, derisa kushtet për të tjerët mbeten të njëjta.

Vrajolli: S’ka vend për shqetësim për çështje të sigurisë

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës, në parim, është e mirë dhe ndikon pozitivisht në imazhin e Kosovës sa i përket trajtimit të burgosurve, thotë Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

“Jo domosdoshmërisht në Kosovë ka pasur shumë incidente sa i përket ikjes nga burgjet, siguria është mjaft e mirë. Në aspektin e sigurisë nuk paraqesin ndonjë rrezik”, thekson ai.

Sipas Vrajollit, fakti se të burgosurit nuk do të jenë në kategorinë e të dënuarve për terrorizëm apo vepra të tjera që përkthehen në rrezik të lartë, duhet të jetë garanci e mjaftueshme sa i përket sigurisë në vend.

Vrajolli, madje, thotë se investimi apo kompensimi që Danimarka ia bën Kosovës në këtë rast, mund të ndikojë edhe në përmirësimin e kushteve dhe të sigurisë në qendrat korrektuese në Kosovë.

Me gjithë lëvdatat, raportet lokale dhe ndërkombëtare në lidhje me burgjet në Kosovë kanë theksuar sfida dhe probleme sa i përket trajtimit të të burgosurve.

Vetëm gjatë vitit 2020, sipas raportit të Departamentit të Shëndetësisë në Burgje, u shënuan dhjetë vdekje nëpër burgje. Tre prej të vdekurve që kishin sëmundje të rënda, ishin po ashtu pozitivë me koronavirus.

Ish-burgu i Prishtinës. Ky burg është ndërtuar më 1951 dhe është përdorur për të mbajtur të burgosur politikë kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë, ndërsa është mbyllur më 2016 për shkak të ankesave të vazhdueshme për kushte të këqija, për t’u shndërruar në muze.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për po të njëjtin vit ka theksuar se janë evidentuar raste të dhunës dhe keqtrajtimit në burgje e Kosovës.

“Deri në shtator (2020), Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) pranoi 14 raporte mjekësore për lëndime të të burgosurve nga dhuna në mes të të burgosurve, si dhe lëndime për të cilat të burgosurit pretendojnë se u shkaktuan nga dhuna e zyrtarëve të burgut”, është thënë në raport.

Deri më tani, Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë për huazimin e qelive të burgut.

Tags: Albulena HaxhiuDanimarkaGjilan
Postimi i mëparshëm

Në pritje të Vuçiqit, Tirana mbulohet me flamuj serbë

Postimi tjetër

3 raste të reja dhe 4 të shëruar me koronavirus në Kosovë brenda 24 orëve

Të ngjajshme Postime

Presidentja Osmani e informon Oravin për takimin e nesërm me liderët e partive politike
KRYESORE

Presidentja Osmani e informon Oravin për takimin e nesërm me liderët e partive politike

14 May 2025
Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit
KRYESORE

Haxhiu për ekstradimin e gjilanasit në SHBA: Dëshmi konkrete për sundim të ligjit

14 May 2025
Haradinaj tregon metodën e tij se si do të ballafaqohej sot me kryetaren e Gjykatës Speciale
KRYESORE

Haradinaj tregon metodën e tij se si do të ballafaqohej sot me kryetaren e Gjykatës Speciale

13 May 2025
Ka deputetë të LDK-së që s’e votojnë një qeveri të opozitës, thotë Bajrami
KRYESORE

Ka deputetë të LDK-së që s’e votojnë një qeveri të opozitës, thotë Bajrami

13 May 2025
Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty
KRYESORE

Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty

13 May 2025
Gucati i ashpër ndaj Kurtit: Duhet me përzënë nga varrezat e dëshmorëve, nuk e ka në shpirt as Adem Jasharin
KRYESORE

Gucati i ashpër ndaj Kurtit: Duhet me përzënë nga varrezat e dëshmorëve, nuk e ka në shpirt as Adem Jasharin

13 May 2025
Postimi tjetër
888 raste të reja dhe 38 të shëruar me koronavirus në Kosovë brenda 24 orëve

3 raste të reja dhe 4 të shëruar me koronavirus në Kosovë brenda 24 orëve

Lajmet e fundit

Costa sot në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë

Costa sot në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë

14 May 2025
Foto / Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”

Foto / Kurti kërkon të votohet në Eurovision, qytetarët i thonë “bëji ti votat për qeveri”

14 May 2025
Presidentja Osmani e informon Oravin për takimin e nesërm me liderët e partive politike

Presidentja Osmani e informon Oravin për takimin e nesërm me liderët e partive politike

14 May 2025
Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

14 May 2025
Trump takon presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa- Pamje nga takimi historik

Trump takon presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa- Pamje nga takimi historik

14 May 2025
Policia deklarohet për të shtënat me armë zjarri te rruga “B” në Prishtinë, janë konfiskuar 22 gëzhoja

Policia deklarohet për të shtënat me armë zjarri te rruga “B” në Prishtinë, janë konfiskuar 22 gëzhoja

14 May 2025
Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

14 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu