• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 17 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kjo është marrëveshja e Danimarkës me Kosovën për çelitë e huazuara

J G nga J G
19 December 2021
në Kosovë
0 0
0
Kjo është marrëveshja e Danimarkës me Kosovën për çelitë e huazuara
0
SHPERNDARJE
53
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Është njëra ndër monarkitë më të vjetra në botë, me një sipërfaqe prej mbi 42 mijë kilometër katrorë, por Mbretëria e Danimarkës nuk po ka vend për të burgosurit.

Të paktën, kjo është njëra ndër arsyet për të cilën Danimarka ka kërkuar nga Kosova 300 qeli burgu me qira, në këmbim të 210 milionë eurove.

Ministri i Drejtësisë në Danimarkë, Nick Hækkerup do të qëndrojë për vizitë në Kosovë të hënën, ku pritet të zyrtarizohet marrëveshja.

Qendra Korrektuese në Gjilan planifikohet tu jepet me qira danezëve, duke qenë se zyrtarë të lartë të institucioneve korrektuese të Danimarkës në tetor të 2020-s kishin vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe kjo qendër korrektuese ishte preferuar nga ta.

Marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore.

Pas nënshkrimit pritet që marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, si edhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Stafi menaxherial i këtij burgu është bërë e ditur se do të jenë nga Danimarka, derisa oficerët korrektues do të jenë kosovarë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se për këtë marrëveshje ishte biseduar qysh nga qeveria e kaluar, por sipas saj meqenëse nuk ishin respektuar procedurat e Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare, kishte marrë vendim që të kthehet e gjithë çështja në pikën zero, dhe tani kanë arritur një marrëveshje në parim rreth këtyre qelive.

Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili ka qenë pjesë e bisedimeve me institucionet e Danimarkës, ka thënë për Telegrafin se arritja e kësaj marrëveshje është një hap i madh.

Por, pse Danimarka po kërkon qeli burgu në Kosovë?

Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës, kjo marrëveshje do të jetë për një kohë të caktuar, derisa të përmirësohet gjendja me burgjet në Danimarkë.

Në njoftim thuhet se Danimarka përballet me mungesë të vendeve në burgje, po ashtu edhe me mungesë të punonjësve.

Ky projekt synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve në Danimarkë dhe të jap mundësi që burgjet atje të zgjerohen me 326 vende gjatë periudhës kohore 2022 dhe 2025.

The Guardian raportoi se numri i të burgosurve në Danimarkë është rritur me 19% që nga viti 2015, duke arritur në më shumë se 4,000 të burgosur në fillim të vitit 2021 dhe duke tejkaluar 100% të kapacitetit, sipas statistikave zyrtare.

Në të njëjtën periudhë, numri i gardianëve ra me 18% në kombin skandinav me 5.8 milionë banorë, ku të burgosurit me më pak se pesë vjet i shërbejnë zakonisht në burgje të hapura.

“Do të na mungojnë deri në 1000 vende në burgjet deri në vitin 2025,” tha në deklaratë ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup i cili pritet që të hënën të vij në Kosovë për të nënshkruar pikërisht këtë marrëveshje për marrjen me qira të qelive të burgut.

Deklarata e Hækkerup të mërkurën e 15 dhjetorit nxiti interesim të madh jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Aktivistja e të drejtave të njeriut, Maryam Alkhawaja ka ngritur dyshime mbi kërkesën e Danimarkës për të marrë me qira qelitë e burgjeve të Kosovës, duke deklaruar se kjo nuk po bëhet për mungesë hapësire në Danimarkë.

Përmes një shkrimi në Twitter, ajo është shprehur se duhet të ketë një arsye pse po bëhet një kërkesë e tillë.

Tutje, Alkhawaja po ashtu ka pyetur nëse do të respektohen ligjet e implementuara në Danimarkë edhe për ata të burgosur të Danimarkës në Kosovë.

“Nuk është shkaku i mungesës së hapësirës në Danimarkë që qeveria dëshiron të marrë me qira hapësirë për 300 të burgosur në Kosovë, pra pyetja që duhet të bëhet është pse? Dhe, nëse do të respektohen rregullat, të drejtat dhe ligjet që implementohen në Danimarkë edhe për ata në Kosovë?”, shkruan Maryam Alkhaëaja në Twitter.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas raportimeve për një marrëveshje mes Kosovës dhe Danimarkës lidhur me huazimin e 300 qelive në burgjet e Kosovës, marrëveshje kjo që pritet të nënshkruhet të hënën.

KMDLNj në një reagim për media thekson se marrëveshja legalizon diskriminim e të dënuarve në Kosovë.

Të burgosurit të cilët do të vijnë nga Danimarka pritet të vendosen në Qendrën Korrektuese të Gjilanit, megjithatë Ministria e Drejtësisë ende nuk ka vendosur se ku do t’i transferojë të burgosurit e Kosovës që aktualisht gjenden në këtë qendër.

Eris Hana nga Ministria e Drejtësisë ka thënë se janë duke punuar me Shërbimin Korrektues të Kosovës, në mënyrë që të gjejnë mënyra efikase për transferimin e të burgosurve.

“Jemi në bashkëpunim të plotë me Shërbimin Korrektues të Kosovës, t’i ndjekim të gjitha procedurat e brendshme dhe të gjejmë mënyrat më efikase për transferimin e tyre në institucionet tjera korrektuese”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

“Energjia e pastër, është pasioni i danezëve”, thuhet në ueb faqen e këtij vendi, i cili një pjesë të investimeve që janë pjesë e marrëveshjes me Kosovën parashihet ta investojë pikërisht në sektorin e energjisë së ripërtërishme, transmeton Telegrafi.

Në detaje, ende nuk dihet se ku do të orientohen saktësisht 210 milionët nga kjo marrëveshje, por përveç energjisë së ripërtërishme, disa miliona do të bëhen edhe investime kapitale.

Tags: Albulena HaxhiuBurgjetDanimarkaMarrëveshjaSelim Selimi
Postimi i mëparshëm

Pacolli i drejtohet me letër Kurtit, për një njohje që do t’i vijë Kosovës

Postimi tjetër

Greqi, 91 viktima dhe 2.831 raste të reja me koronavirus

Të ngjajshme Postime

Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës
Kosovë

Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

16 May 2025
Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar
Kosovë

Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar

16 May 2025
Gjendet pa shenja jete një 91 vjeçare në Prishtinë
Kosovë

Bastisje në 8 lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë

16 May 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu
Kosovë

Mot plotësisht të vranët, i ftohtë dhe me reshje shiu

16 May 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mëngjesi do të jetë ende i ftohtë, Paradite kryesisht me diell

15 May 2025
Costa sot në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë
Kosovë

Costa sot në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë

14 May 2025
Postimi tjetër
Greqi, 91 viktima dhe 2.831 raste të reja me koronavirus

Greqi, 91 viktima dhe 2.831 raste të reja me koronavirus

Lajmet e fundit

Edhe zemra më e fortë lodhet duke u keqtrajtuar

Edhe zemra më e fortë lodhet duke u keqtrajtuar

17 May 2025
Vuçiq në Tiranë: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë

Vuçiq në Tiranë: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë

16 May 2025
Samiti i KPE në Tiranë, Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Samiti i KPE në Tiranë, Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

16 May 2025
Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

Rafuna i kërkon ZRRE-së shtyrjen e vendimit për shtrenjtimin e rrymës

16 May 2025
Blerim Kuqi i bashkohet LDK-së, publikohet fotografia me Abdixhikun dhe Shalën

Blerim Kuqi i bashkohet LDK-së, publikohet fotografia me Abdixhikun dhe Shalën

16 May 2025
Tiranë, liderët evropianë flasin me Trump – Zelensky tregon çfarë u diskutua

Tiranë, liderët evropianë flasin me Trump – Zelensky tregon çfarë u diskutua

16 May 2025
Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar

Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar

16 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu