Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën nacionale në Zubin Potok ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka mbetur i vdekur, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se viktima nga pakujdesia ka goditur 2 vetura, të cilat ishin të parkuara.
Policia ka bërë të ditur se nga lëndimet e marra vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 pasagjerët janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Nacionale N2, Zubin Potok 18.12.2021 – 00:45. Vozitësit mashkull kosovar me veturë, nga pa kujdesia ka goditur 2 vetura të tjera të parkuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa 3 pasagjerët e tij meshkuj kosovarë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./InLajmi/
