Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës që është mbajtur dje është miratuar amandamenti i propozuar nga deputetja Duda Balje, pra propozimi për blerjen e një aparature precize në shkatërrimin e tumorit, i cili kap vlerën 1.8 milionë, përcjell InLajmi.
Sot, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar deputetja Balje lidhur me miratimin e propozimit të saj, derisa theksoi se për të ky ishte synimi kryesor.
Ajo ka thënë qe pasi vendi të ketë këtë aparaturë pacientet e prekur nga sëmundja e kancerit do trajtohen në vend, pa pasur nevojë të shkojnë në vendet e rajonit, që sipas saj kërkon kosto shtesë shkuarja në një vend tjetër për trajtim.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur,

Amendamenti për të cilin isha përkushtuar dhe që ishte një prej synimeve të mija kryesore, është votuar dje në Kuvendin e Kosovës dhe është bërë pjesë e Buxhetit për vitin e ardhshëm.
Aparatura CT Stimulator, është shumë i rëndesishëm për pacientët tanë të prekur nga kanceri, sepse është precize në shkatërrimin e tumorit maliner, dhe rrjedhimisht tumoreve, duke kursyer indin e shëndetshëm përreth.
Pacientët tanë me kancer, për shkak se nuk kishim një aparat të tillë, detyroheshin të shkonin për rrezatim në vendet e rajonit, gjë që kërkon kosto shtesë për ta dhe familjet e tyre, kërkon kohë dhe krijimin e një besimi të ri tek stafi tjetër mjekësor.
Mjetet në vlerë prej 1.8 milionë euro do të transferohen nga Ministria e Financave në QKUK – Departamenti i Onkologjisë.
Nga unë një falënderim i veçant shkon për Bordin i Grupit të Grave të Kuvendit të Kosovës, për Presidenten Atifete Jahjaga, dhe për të gjithë deputetët që votuan pro këti amandamenti shumë të rëndesishëm dhe jetësorë për qytetaret. Gjithashtu për mjekët e Departamentit të Onkologjisë, Ministrisë se Financave të Qeverisë sonë.
Asnjëherë nuk mjaftojnë veprimet e mira dhe konkrete, duke u bërë bashkë si njerëz të mirë në interes të qytetarëve dhe vendit. Ju uroj shëndet dhe Zoti ju ruajt ju dhe të dashurit tuaj!/InLajmi/