Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur i kënaqur pasi që Driton Kuka është shpallur trajneri më i mirë në xhudo i vitit 2021, si dhe Distria Krasniqi lojëtarja më e mirë në xhudo, transmeton InLajmi.
Kurti ka shkruar se kjo është një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës.
Ai ka thënë se kënaqet kur shoh ekipin tonë t’i sjellë më shumë lavdi vendit.
Postimi i plotë i tij:
Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës. Urime Driton Kukës për fitimin e çmimit të arritjeve të trajnerit 2021, dhe Distria Krasniqit që u shpall xhudistja e vitit. Kënaqem kur shoh ekipin tonë t’i sjellë më shumë lavdi vendit. Të gjithë e festojmë suksesin tuaj. /InLajmi/

https://twitter.com/albinkurti/status/1472310805794369543