Javë më parë nga sulmi që ndodhi në një autobus në Gllogjan humbën jetën 3 persona, shoferi dhe 2 nxënës, përcjell InLajmi.
E lidhur me këtë rast janë arrestuar 3 persona të dyshuar, gjegjësisht gjenden në paraburgim prej një muaji.
E sot në familjet 2 nxënësve të ndjerë, pra familjet Mustafaj e Hamzaj, ju ka shkuar për vizitë, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Ai gjithashtu ka vizituar familjen e të ndjerit, shoferit në Turkaj në Dubravë.
Postimi i plotë i tij:
Sot për vizitë te familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë.

Me familjet Mustafaj e Hamzaj, jemi rritur, kemi jetuar e kemi ndarë bashkë gëzimet e fatkeqësitë, e ishim bashkë edhe gjatë Luftës Çlirimtare.
Gjithashtu kam vizituar edhe familjen Turkaj në Dubravë, i biri i të cilëve Flianti, që pësoi në këtë tragjedi, po shërohet e forcohet dita ditës.
Gjithmonë bashkë!
RH/InLajmi/