Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës se jashtëzakonshme ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se këta të fundit nuk e kanë përkrahur një amendament të tij që sipas tij lidhet me një projekt për furnizimin me ujë në komunën e Skenderajt, raporton InLajmi.
Sipas tij me një votim si ky deputetët e VV-së e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë dhe se janë kundër Drenicës.
“Fillimisht duhet të shpreh keqardhjen e madhe ndaj këtij votimit që po tregon që partia Vetëvendosje e ka ende një hatër mbetje për shkak të votave që s’ja ka dhënë as në qendrore as në lokale. Është për turp, dhe ju po e tregoni fytyrën e vërtetë, që jeni kundër Drenicës. Në kohën më të vështirë, edhe aparati serb në krye me Millosheviqin, kanë dashtë me na e ndalë ajrin dhe jetën, po skan mujt”, është shprehur Lushtaku.
Kryeparlamentari Konjufuca gjuhën e Lushtakut ka cilësuar si gjuhë joparlamentare./InLajmi/