Ka ndërruar jetë ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnije Kajazi-Hyseni, përcjell InLajmi.
Lajmin për vdekjen e të ndjerës e ka bërë me dije, bashkëpartiaku i saj, njëherit ish-kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni.
Hyseni ka shkruar se ajo për shume vite ishte edhe pjesë e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.
‘’Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë’’, shkruan ai.
Tutje ai ka shprehur ngushëllime familjeve Kajtazi dhe Hyseni.
Postimi i plotë i tij:

Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni.
Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.
Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Frorumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj.
Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni./InLajmi/