Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet për krizën energjetike në Kosovë dhe për ngritjen e çmimeve.
Gazetari Valon Syla thotë se politika sa i përket energjisë elektrike ”nuk është askund”.
Ai thotë se së pari Qeveria kërkon nga qytetarët që mos t’i prejnë mallet, pastaj të mos ngrohen me qymyr dhe tash thotë mos u ngrohni me rrymë.
“Qeveria së pari thot mos i prej malet, pastaj thotë mos u nxe me qymyr, pastaj thotë kurse rrymën se sbon mu nxe me rrymë. Cka me bo ai, cfarë zgjedhje me bo? Kjo kallxon që politika s’është kurkund”, tha Syla.