Më shumë se 800 mijë amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi.
Kjo shifër e lartë e vdekjeve nga pandemia vjen pasi SHBA-ja ka arritur në 50 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 gjatë të hënës.
Më shumë vdekje janë regjistruar në mesin e personave të pavaksinuar dhe të moshuarve, derisa më shumë amerikanë kanë vdekur në vitin 2021 sesa në vitin 2020.
SHBA-ja po përjeton sërish shifra të vdekjeve në shkallë alarmante. 100 mijë vdekjet e fundit kanë ndodhur gjatë 11 javëve të kaluara që është një ritëm më i shpejtë sesa çdo herë tjetër, pos shpërthimit të COVID-19 gjatë dimrit të kaluar.
“Valët e shpërthimit që po i shohim do të vazhdojnë derisa imuniteti i popullatës të jetë mjaftueshëm i lartë për t’i parandaluar ato. Shumë thjeshtë, nuk kemi arritur akoma aty”,ka thënë Dr. Keri Althoff, epidemiolog në “Johns Hopkins”
Kanë kaluar më shumë se 650 ditë prej kur u raportua se ka vdekur pacienti i parë amerikan nga COVID-19 në Seattle të Washingtonit (zyrtarët e shëndetit publik kanë thënë se ka pasur edhe më herët vdekje nga koronavirusi), përcjell Ekonomia Online
Qysh prej kur ka nisur dhënia e vaksinave Pfizer – që ishte vaksina e parë e aprovuar në SHBA – gjatë dimrit të kaluar janë regjistruar afro 300 mijë vdekje të tjera.