Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ishte në vizitë urgjente në Ndërmarrjen Publike “Termokos’’ lidhur me situatën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Rama ka bërë të ditur se është marrë vendim i përbashkët që të futet në sistem opsioni B i ngrohjes, përmes ndezjes së mazutit.
‘’Ne si Komunë do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante dhe me qytetarët deri në rregullimin e problemit’’, shkruan tutje ai.
Postimi i plotë:
Sot patëm një takim urgjent me Ndërmarrjen Publike “Termokos” lidhur me situatën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës.
Morrëm vendmin e përbashkët që të futet në sistem opsioni B i ngrohjes, përmes ndezjes së mazutit.

Ne si Komunë do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante dhe me qytetarët deri në rregullimin e problemit./InLajmi/