Shefja e Grupit Parlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria është në hapa dinamikë për trajtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Kusari-Lila në një konferencë për media tha se në strategjinë e qeverisë 2022-2031 do të parashihen parametrat kryesorë të furnizimit me energji elektrike për shumë vite me radhë.
“Qeveria është në hapa dinamikë të trajtimit të strategjisë për vitin 2022-2031 në të cilën parashihen parametrat kryesorë të furnizimit me energji elektrike, jo vetëm për dekadën e ardshme, por për shumë vite me radhë”, tha Kusari-Lila.
Ajo tha se Qeveria e ka vënë theksin tek rrijta e masave efiçiente.
“Theksi është tek rritja e masave efiçiente, gjegjësisht efiçienca e energjisë elektrike tek burimet e ripërtrishme, e natyrisht edhe ruajtje e bazës së furnizimit me energji përmes thëngjillit me kapacitetet aktuale”, tha Kusari-Lila./InLajmi/