Gripi sezonal në Kosovë po bën “kërdi”. E simptomat e gripit me koronavirusin po janë thuajse të njëjta, shkruan InLajmi.
Në një qendër të Mjekësisë Familjare, në kryeqytet këto ditë derisa disa qytetarë po trajtoheshin me terapi kundër gripit sezonalë, kanë rezultuar pozitiv.
Këtë e konfirmoi për Gazetën InLajmi, edhe doktori, zëvendësdrejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Rrezart Halili.
“3 qytetarë në një Qendër të caktuar të Mjekësisë Familjare në kryeqytet këto ditë derisa kanë qenë duke marrë terapi për gripin sezonalë, pas dyshimeve u është kërkuar të bëjnë testet e shpejta për koronavirus dhe kanë rezultuar pozitiv. Pra, po e ritheksoj ata kanë qenë pjesëtarë të një familje. Mund të them se simptomat e gripit i përngjajnë koronavirusit”, njoftoi Halili.
Tutje, Halili theksoi se personat që kanë marrë 2 dozat e vaksinës kundër koronavirusit dhe vaksinën kundër gripit po e kalojnë shumë më lehtë gripin.
“Vaksina kundër gripit ka mjaftë, mund ta marrin të gjithë, jo vetëm të moshuarit. Bile, kjo vaksinë është mbrojtje sidomos për këtë gripin që është mjaftë i përhapur”,shtoi ai. /InLajmi/