Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në forumin e organizuar në Prizren ‘’Barazia gjinore dhe politikat zhvillimore’’, ku diskutuan për nevojën e forcimit të rolit të gruas në jetën politike dhe gjithëpërfshirjen në vendimmarrje, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se si kryetar i Prizrenit do të angazhohem drejtperdrejt për të siguruar fuqizim të grave në politikë dhe shoqëri.
Në takim mori pjesë edhe ish-presidentjaJahjaga, ku Totaj ka theksuar se së bashku ata inkurajuan gratë të angazhohen edhe më shumë për të drejtat dhe trajtim të barabartë në shoqëri.
‘’Faleminderit për organizimin ISDY, Asociacionit të Gruas “Feminae” dhe Rrejtit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës’’, shkruan tutje ai.
Postimi i plotë:
Në forumin e organizuar sot në Prizren ‘Barazia gjinore dhe politikat zhvillimore’ diskutuam për nevojën e forcimit të rolit të gruas në jetën politike dhe gjithëpërfshirjen në vendimmarrje. Me ish Presidenten Jahjaga i inkurajuam gratë të angazhohen edhe më shumë për të drejtat dhe trajtim të barabartë në shoqëri.

Si kryetar i Prizrenit do të angazhohem drejtperdrejt për të siguruar fuqizim të grave në politikë dhe shoqëri. Faleminderit për organizimin ISDY, Asociacionit të Gruas “Feminae” dhe Rrejtit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës.
#PrizrenipërGratë/InLajmi/