Rreth orës 13:30 në kryeqytet, gjegjësisht në rrugën “Murat Mehmeti”, është raportuar për nje person pa shenja jete i moshës 66-vjeçare, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull 66 -vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti. /InLajmi/