Shqipëria dje dhe sot pas reshjeve të mëdha të shiut dhe borës në disa zona është përmbytur, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë rast, Armend Mehaj, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, ka njoftuar se kjo ministria u ka ofruar ndihmë, për t’ju gjendur afër në këto ditë të vështira.
”Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë!“,ka bërë me dije Mehaj.
Postimi i plotë i tij:
Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri.
Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.
Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë!/InLajmi/