I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka reaguar pas situatës së rëndë të krijuar nga tornado në SHBA, përcjell InLajmi.
Si pasojë e tornadove kanë humbur jetën rreth 100 persona, ndërsa Kurti u ka shprehur ngushëllime famljeve të viktimave që humbën jetën në Kentucky.
“Lajm tronditës nga SHBA-të. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentuck dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, tha Kurti.
Ndryshe, stuhitë në SHBA, po cilësohen si më të fuqishmet që kanë qenë ndonjëherë.
Postimi i plotë i tij:
Lajm tronditës nga SHBA-të. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentuck dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik./InLajmi/
