Një nënë nga Fushë Kosova kishte raportuar dje se vajza e saj e mitur kishte dalë nga shtëpia dhe nuk nuk ishte kthyer më në shtëpi, përcjell InLajmi.
E në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije se është gjetur vajza e mitur.
“Në stacionin policor është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje dashurie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
DHUNIM
Fushë Kosovë 10.12.2021 – 13:20. Në stacionin policor është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje dashurie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/
