Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjfuca dhe kryeministrin e Albin Kurtin në nderim të jetës dhe veprës së senatorit Bob Dole, vendosën kurorë lulesh dhe bënë homazhe tek busti i tij në lagjen “Dardania” në Prishtinë, raporton InLajmi.
Presidentja e vendit tha së i dhanë lamtumirë njërit prej miqve më të jashtëzakonshëm të Kosovës.
Kryeministri Kurti tha se përkulen para jetës dhe veprës së tij, për shkak të kontributit që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se Kosova dje e humbi njërin prej miqve më të mirë që pati, meqë në kohët më të rënda, qe senatori Bob Dole, ai që iu bë mik shqiptarëve./InLajmi/