Policia e Kosovës po vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Krahas kësaj, shoferëve po iu konfiskohen patentë shoferët.
Policia e Kosovës për Indeksonline bën të ditur se për nëntë muajt e parë të vitit 2021 janë konfiskuar 5.556 patentë shofer.
“Gjatë periudhës kohore Janar – Shtator, 5.556 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik“, thuhet në përgjigje.
Kurse, 13.532 shoferëve iu kanë vendosur pikë negative.